Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dënuar kombëtaren e Serbisë për thirrjet raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Serbia arriti fitore 0 me 2 në Podgoricë, por tifozët vazhduan me avazin e vjetër duke kënduar këngë për Kosovën. UEFA ka dënuar Federatën e Serbisë me 50 mijë euro dhe ndeshjen e radhës në shtëpi do ta luajnë pa praninë e tifozëve, ku do të përballet me kombëtaren e Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”.

Përveç Serbisë, UEFA ka dënuar edhe Malin e Zi me 20 mijë euro gjobë dhe do të luaj pa tifoz në ndeshjen ndaj Bullgarisë.