Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, edhe një here dëshmoi se është politikan jotipik, i cili në paraqitjet e tij publike shpesh del pa veshje protokollare, informon Indeks.mk

Ai në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10D, u paraqit i veshur ndryshe nga që jemi parë t’i shohim politikanët në ceremoni të tilla, me “katllëke” e kollare, por si njeriu më përgjegjës i dy korridoreve, kësaj radhe ia kishte përshtatur veshjen simbolikës së punës së nisur mbarë, i veshur në xhinse dhe kur doli në foltore, e hoqi edhe pallton dhe doli me bluzë ku shkruante vertialisht Korridori në dy gjuhë dhe mbi të, horizontalisht, me shkronja më të mëdha dhe të dallueshme.

Ky gjest nga të pranishmit u kuptua si akt simbolik dhe vendosmëri e Grubit dhe Qeverisë për t’u venë vulën përfundimisht këtyre projekteve kapitale infrastrukturore për vendin dhe rajonin, e të cilat ndër-vite si projekte janë neglizhuar nga qeveritë e mëparshme.(Indeks.mk)