Skuadra e Romës arriti të fitonte me rezultatin minimal, përballjen e parë të gjysmë-finaleve të Ligës Europa përballë “aspirinave” të Bajer Leverkuzenit, në një përballje të luftuar nga të dyja skuadra.

Për mediat në përfundimin e ndeshjes, disa fjalë i ka thënë dhe tekniku i Leverkusen, Çabi Alonso, i cili bën të qartë se djemtë e tij do të luftojnë deri në momentin e fundit në ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme.

“Jemi të pakënaqur me rezultatin dhe jo të kënaqur. Nuk donim të humbiste. Por ne e dimë se javën e ardhshme do të kemi një tjetër shans dhe e kuptojmë qartë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet ta fitojmë ndeshjen. Nuk ka vend për gabime. Duhet të qëndrojmë të fokusuar.

 

Unë dhe Mourinjo folëm ishte mirë të shiheshim pas gati 10 vitesh. Prisja të përballesha me një ekip të fortë nga pikëpamja taktike. Pellegrini dhe Bove janë shumë të mirë. Në 10 minutat e para kemi pasur disa momente të mira. Tani le të mendojmë për javën e ardhshme. Nuk ka humbur ende gjithçka. Ne do të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Alonso pas ndeshjes.