Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi vazhdon do të thotë vjedhje e “vullnetit të popullit”.

Duke shkruar në Twitter, ai tha: “Ndërsa zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave ende po vazhdon, përpjekja për të shpallur rezultate me nxitim do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”.

Erdogan bën komentet e para pas mbylljes së kutive të votimit në Turqi

Kjo duket se synon opozitën i cili ka thënë se lideri i saj Kemal Kilicdaroglu ishte në krye kur votat ishin numëruar vetëm pjesërisht, përcjell Telegrafi.

Erdogan falënderoi gjithashtu votuesit turq për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe u bëri thirrje zyrtarëve të partisë së tij që të mos largohen nga kutitë e votimit derisa numërimi të jetë përfundimtar.