Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, uli siparin për sezonin 2022/23. Struga Trim Lum për herë të parë në historikun e vet 8 vjeçar, u shpall kampion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në sfidën e fundit, në Strugë, skuadra vendase mundi FC Shkupi me 2-1 përmes përmbytjes së rezultatit, pasi që mysafirët kishte epërsi në pjesën e parë me Adentuxhin. Në vazhdim Radeski dhe Ibraimi sollën fitoren për Struga Trim Lum.

Në përballjen e tjera, Akademia Pandev dhe Sileksi u ndalën në barazim 2-2, Bregallnica mundi Skopjen në transfertë me 2-1. Me të njëjtin rezultat, Shkëndija mundi Rabotniçkin në Shkup, ndërsa Tikveshi në mënyrë bindëse triumfoi me 4-1 ndaj Pobedës.

Struga Trim Lum vazhdon garat në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa Fc Shkupi, Shkëndija kanë siguruar garimin në eliminatoret në Ligës së Konferencës, ndërsa udhëtari i fundit nga Maqedonia në këtë kompeticion evropian, do të kërkohet mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Sileksit.

FOTO: Gol.mk