Shumicën në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, sipas rezultateve preliminare dhe jo të plota të zgjedhjeve të rregullta parlamentare të djeshme në Republikën e Turqisë, e ka fituar Aleanca Popullore e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, raporton Anadolu.

Qytetarët e Turqisë zgjodhën dje presidentin dhe parlamentin e ri të vendit.

AKP e presidentit turk Erdogan përfundoi zgjedhjet në vend të parë dhe kjo është fitorja e shtatë radhazi në zgjedhjet parlamentare në Turqi. Partia fitoi 35.58 për qind të votave, që mjafton për 267 përfaqësues.

Partia Popullore Republikane (CHP) e opozitës fitoi 25.33 për qind të votave dhe do të ketë 169 deputetë. Në vend të tretë është Lëvizja Popullore Kombëtare (MHP) me 10.07 për qind të votave dhe 50 mandate parlamentare.

Partia IJI, e cila me 9,69 për qind të votave do të ketë 44 deputetë dhe Partia e Majtë e Gjelbër, e cila fitoi 8,81 për qind të votave dhe do të ketë 61 deputetë, do të marrin pjesë në përbërjen e re të parlamentit.

Kështu, parlamenti turk do të përbëhet nga 322 përfaqësues të Unionit Popullor, 213 përfaqësues të Aleancës Kombëtare dhe 65 përfaqësues të Unionit të Punës dhe Lirisë.