Nga infermieria vjen lajmi i madh që të gjithë milanistët prisnin: Rafael Leao është rikuperuar 100% dhe nesër do të jetë titullar në derbin Inter-Milan, i vlefshëm për gjysmëfinalen e kthimit të Ligws sw Kampionwve. Lajmin e konfirmoi “Sportmediaset”, që shtoi se seanca e fundit stërvitore ka dhënë rezultate pozitive.
Portugezi nuk luajti në ndeshjen e parë, ku “kuqezinjtë” u mundën 2-0, por do të jetë gati për takimin më të rëndësishëm të sezonit që luhet të martën në “San Siro”.
Kështu, trajneri Stefano Pioli do të ketë në dispozicion lojtarin e tij më të rëndësishëm, me shpresën që të përmbysë disfatën e takimit të parë. Mediat italiane sqarojnë se mungesa e Benacer do të detyrojë Pioli të fusë sërish titullar Salemaekers, që në gjysmëfinalen e parë zëvendësoi Rafael Leao.
Zhiru do të jetë sërish sulmuesi i vetëm, ndërsa Brahim Diaz do të luajë pas tij bashkë me portugezin. Në qendër të mbrojtjes pritet të jetë dyshja Tomori-Tiav./Telesport/