Mesfushori 18-vjeçar spanjoll Gavi, një nga yjet e ekipit katalanas, ka konfirmuar se do të qëndrojë te Barcelona. Talenti i ekipit “blaugrana” dhe kombëtares spanjolle kërkohet nga disa ekipet të Premier Ligës. Gjithsesi, mesfushori i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij dhe në mediat spanjolle ka konfirmuar.

 

“Ky është titulli im i parë te Barcelona dhe dëshiroj të fitoj të tjerë. Ky është klubi i ëndrrave të mia. Shpresoj të fitoj të tjerë titujme trofe me fanellën e Barcelonës”.

 

Ky është sezoni i dytë për Gavi me ekipin e parë, ku është një nga titullarët e padiskutueshëm për trajneri Xavi. Kohët e fundit u përfol për një transferim në Angli për shkak të një klauzole në kontratën e tij, por mesfushori që kushton 90 milionë euro ka vendosur të qëndrojë.