[ad_1]
Vizita e Zhaklin Lekatarit në Serbi ka shkaktuar zhurmë të madhe dhe ka ngjallur reagime të shumta nga figurat publike.
Lekatari përveç vizitës atje u shpreh gjithashtu se ‘ndihet më e sigurt në vendin ku nuk ka shqiptarë’, e që bëri të kishte reagime të ashpra ndaj saj.
Një reagim të parë bëri këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi.
Ndërsa tani për këtë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.
Musliu ka pyetur se si mund të ndihet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 grave dhe vajzave Kosovës duke shtuar se urrejtjen që po mbjell, atë edhe do të korr.
“Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo veç. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina”, ka shkruar deputetja duke etiketuar Nita Latifin në postim.
Ndërkohë, opinionista ditë më parë iu përgjigj reagimit të këngëtares Latifi, ajo madje ofendoi rëndë kosovarët duke thënë se duhet ta mësojnë gjuhën shqipe para se të tregohen patriot. /Telegrafi/