Një anije kineze peshkimi është mbytur në oqeanin Indian ditën e djeshme, duke bërë autoritetet e këtij vendi të nisin një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi.

Mjeti lundrues kishte 39 persona në bord në momentin e tragjedisë të cilët vinin nga Kina, Indonezia dhe Filipinet.

Mendohet se anija mund të ketë pësuar një avari për shkak të motit të keq, por autoritetet ende nuk kanë rënë në gjurmë të saj dhe ende po kërkojnë sinjalin e fundit që ajo ka lëshuar.

Peshkarexha ishte në pronësi të kompanisë së njohur Penglai Jinglu Fishery Co, e specializuar në sektorin e peshkut.