Disa inelektualë sikur të kishin kurriz butakësh dhe e lakojnë atë, ashtu siç fryn era e partisë së tyre. Një nga ky lloj intelektualësh, e njohur për afërsinë me VMRO-DPMNE-në, është profesoresha Tanja Karakamisheva.

Do t’i them “e VMRO-së”, sepse në biografinë e saj njihet periudha e fundit kur ajo arsyetonte çdo gjë që bënte VMRO-DPMNE-ja nga koha kur ishte në pushtet, por përndryshe, ajo është si kameleonët politikë që kanë ndërruar lëkurën varësisht si kanë ecur gjërat. Sepse para se të afrohej me VMRO-në, ishte kuadër e Alternativës së Vasil Tupurkovskit.

Sipas saj, nuk duhet preambula e Kushtetutës të ndryshohet me amendamente! Sipas saj, duhet kushtetutë e re për t’u ndërruar preambula.

Por, ka të tillë që ia kujtojnë se ç’ka ndodhur këtu, e si janë praktikat. E për këtë profesori Toni Deskoski i ka replikuar menjëherë:

Jo shumë kohë më parë, në vitin 2001, u ndryshua Preambula e Kushtetutës sonë, me Amendamentin Kushtetues IV! Disa prej nesh duket se kanë kujtime të dobëta, ka shkruar kështu profesori Toni Deskoski.

Mund të supozojmë se po të ishte VMRO-ja në pozitë që t’i bëne këto ndryshime, Tanja Karakamisheva do të fliste ndryshe. Si intelektuale “e angazhuar”!. Pas gjithë asaj që po vepron VMRO-ja kundër ndryshimeve kushtetuese, s’kishte si të mos e mbështeste, sepse sa ishte në pushtet, e shpërblente profesoreshën me pozicione të mira, gjer në anëtare të Komisionit të Venecisë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1295585257663960&set=a.151645802057917