Politikani malazez dhe një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, tashmë është betuar si presidenti më i ri në Mal të Zi.

Milatoviq ishte surpriza e madhe e këtyre zgjedhjeve dhe përderisa dihet dhe shkruhet për jetën e tij politike, nuk ka shumë informacione për jetën e tij private. Edhe në raundin e parë, por edhe sot, vëmendjen e mediave tërhoqi bashkëshortja e tij Milena.

Milena solli në jetë tre fëmijët e Jakovit, Sarën, Anën dhe Davidin.

Milatoviq nuk shihet shpesh me familjen e tij në publik. Mirëpo, gjatë periudhës kur ishte ministër në qeverinë e ish-kryeministrit të Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, ai u fotografua me gruan dhe fëmijët e tij në një ngjarje publike në fund të vitit 2021.

Milena Milatoviq, bashkëshortja e Jakov Milatoviq, është e punësuar në sistemin e transmetimit elektrik të Malit të Zi, ku është drejtoreshë e Departamentit për Financa dhe Çështje Ekonomike dhe ka pak më shumë se 3000 euro në llogarinë e saj rrjedhëse.