Joshko Gvardiol ka tërhequr vëmendjen e disa prej gjigantëve europianë dhe kjo verë për kroatin pritet të jetë shumë e “nxehtë”.
Sipas raportimeve të medieve britanike, mbrojtësi ka shumë admirues e sidomos në Anglin nga ku pritet edhe oferta e parë për të.
Mançester Siti është shumë i interesuar për lojtarin, megjithatë, Lajpcigu është një “dyqan i shtrenjtë” dhe kërkon të paktën 85 milionë paund për 21-vjeçarin.