Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë një pikë referimi i rëndësishëm për vendin tonë, janë dera e shtëpisë për ne, deklaroi sot ambasadori italian në Bosnje-Hercegovinë, Marco Di Ruzza në forumin për marrëdhëniet dypalëshe midis Italisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
“Historikisht, në lidhje me Evropën Lindore, Italia ka promovuar një sërë veprimesh, duke përfshirë shumë iniciativa bashkëpunimi për zhvillim, që synojnë të afrojnë standardet e Bosnje-Hercegovinës me ato evropiane, një proces i madh bashkëpunimi rajonal”, tha ai.
“Qeveria e re italiane ka ndërmarrë një iniciativë të fortë për rinisjen e këtyre marrëdhënieve, duke marrë parasysh gjithashtu se mund të ketë ndikime nga realitete të tjera politike me vizione të ndryshme nga ato evropiane”, sipas ambasadorit italian, Marco Di Ruzza.