Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies së 10 anëtarëve të familjes Zymberi në konfliktin e vitit 2001.

Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren, shkruan mes tjerash Ahmeti.

Postimi i plotë:

Në këtë 22 vjetor përkujtojmë familjen Zymberi, humbje kjo e dhimbshme por që lëvizi historinë tonë më të re.

Sot, i madh e i vogël përkujtojmë me dhimbje Selvijen, Mersimin, Nealin, Hisnijen, Jenuzin, Valbonën, Syzanën, Nerimanen, Fitimin dhe Fitoren.

Sakrifica e madhe e anëtarëve të familjes Zymberi i tregoi botës dhe gjithë shqiptarisë se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!

https://www.facebook.com/photo?fbid=789560315871426&set=a.465898708237590