Fituesi i Kupës së Italisë për edicionin 2022-2023 do të fitojë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa çmimi për nën-kampionët është dy milionë euro. Fiorentina dhe Interi takohen në finalen e Kupës së Italisë në stadiumin “Olimpiko” dhe “Calcio&Finanza” ka zbuluar se fituesi i ndeshjes do të fitojë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa humbësi do të marrë dy milionë euro.

Interi dhe Fiorentina kanë fituar tashmë rreth tre milionë euro për arritjen në finale, kështu që, në përgjithësi, skuadra që ngre kupën do të marrë shtatë milionë euro, rreth dy milionë euro më shumë se nën-kampionët. “Viola” dhe “Nerazzurrët” do të marrin gjithashtu nga 45 për qind nga të ardhurat e biletave për ndeshjen e sotme në “Olimpiko”, ndërsa Lega Serie A do të mbajë 10 për qindshin e mbetur

Të ardhurat nga biletat për finalen e sezonit të kaluar ndërmjet Interit dhe Juventusit, gjithashtu në stadiumin “Olimpiko”, ishin 5.15 milionë euro, me pothuajse 68 mijë tifozë në stadium. Me arritjen në finale, Interi dhe Fiorentina kanë fituar gjithashtu qasje në Superkupën e 2023/24, e cila do të përfshijë katër klube për herë të parë. Fituesi i Serie A, Napoli është kualifikuar, ndërsa vendi i katërt dhe i fundit i takon nën-kampionëve të ligës që momentalisht janë Lacio.