Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

-

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA dhe FIFA për punën e deritanishme, duke premtuar përkrahjen e plot financiare edhe në të ardhmen.

Delegatët në Kuvend, votuan të gjithë pikat e raportit të presidentit dhe Këshillit Drejtues të Federatës për vitin 2022. Në kohë të njëjtë, nuk kishte asnjë vërejtje nga raporti financiar për vitin 2022 dhe buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa u miratua edhe raporti i revizorit të pavarur.

Me këtë rast u konfirmua edhe rritja e buxhetit për 3.66 për qind ose 4.2 mln euro. Delegatët dhanë drite jeshile për raportin e administratës së FFM-së për plotësimin e planit strategjik nga viti 2021 e deri në vitin 2025, ndërsa është miratuar edhe strategjia për qëndrueshmëri sociale.

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, potencoi se duhet edhe më shumë punë për të krijuar kushte më të mira për futboll cilësor dhe kushte për grupmoshat e reja.

 

“Dhamë llogaridhënie para delegatëve të Kuvendit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe në kohë të njëjtë miratuam buxhetin për vitin 2023. Normalisht se ishte një Kuvend jashtëzakonisht i mirë. Të gjithë delegatët votuan për të gjitha pikat që i kishim në punën e Kuvendit. Çdoherë them se ne jemi duke punuar, por kjo nuk mjafton, sepse duhet edhe më shumë të punojmë që të arrijmë një futboll më cilësor. Të bëjmë kushte më të mira për grupmoshat e reja në klubet tona,” tha mes tjerash numri nje i FFM-se, Muamed Sejdini.

Lajmet e fundit

MF: Plani i qëndrueshmërisë fiskale – Masa konkrete dhe rekomandime për racionalizimin e shpenzimeve joproduktive te shfrytëzuesit buxhetorë

Përmes masave dhe rekomandimeve konkrete të integruara në Planin e qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, do të...

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...
- Advertisement -

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...