Me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Republikën e Turqisë, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka uruar presidentin aktual dhe të rizgjedhur Recep Tayyip Erdoğan.

Dëshiroj t’i përcjell sot urimet e mia të sinqerta Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e shënuar në zgjedhjet presidenciale.

I uroj mbarësi dhe realizim të përcaktimeve progresive programore në mandatin e ri të fituar dhe jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin për progres të ndërsjellë, mbi të gjitha si aleat të NATO-s.

Urime popullit turk për shprehjen e lirë dhe demokratike të verdiktit në zgjedhjen e kryesuesit të vendit.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/792206455606812