Grubi: Koncepti i ri i ndërtimit me Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të Korridoreve 8 dhe 10-D

-

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ishte i pranishëm sot në vendin prej ky fillon ndërtimi i Korridorit 8.

Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pas tejkalimit të të gjitha procedurave paraprake, tanimë edhe zyrtarisht nisin punimet në terren për kete projekt madhor.

Grubi ndër të tjera shton se koncepti i ri i ndërtimit është garancë për realizim cilësor dhe të shpejtë të projektit Korridori 8 dhe 10D.

Statusi i plotë:

Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike me konzorciumin Bechtel & Enka, hudhjes së gurëthemelit dhe miratimit të ndryshimeve ligjore për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë, sot edhe zyrtarisht shënuam fillimin e punimeve në terren për ndërtimin e Korridorit 8. Bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi mbikqyrëm nga afër fillimin e hulumtimeve gjeo-mekanike që për momentin po realizohen, paralelisht po vijojmë edhe proceset e projektimit, përgatitjes së elaborateve për shpronësim dhe mobilizimit të kompanive që do të përfshihen në ndërtimin e autostradës. Koncepti i ri i ndërtimit që po e implementojmë bashkë me konzorciumin Bechtel & Enka është garancë e realizimit cilësor dhe më të shpejtë të projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit.

Lajmet e fundit

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham i mbajti lotët teksa foli sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij në një serial të...

KHF “Istogu” përball ekipi të fortë nga Sllovakia

KHF “Istogu” ka mësuar të martën kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Shorti i tërhequr...
- Advertisement -

Turqia nuk ndalet, kryen sulme të tjera ndaj PKK-së në Irak

Bayraktar Kızılelma and the Akıncı UCAV conduct a formation flight, Tekirdağ, Türkiye, April 24, 2023. (Courtesy of Baykar)Forcat...

Trajneri i Çekisë: Është e vështirë, por në Shqipëri luajmë për gjithçka

Czech Republic coach Jaroslav Silhavy gestures during the UEFA Nations League soccer match between Portugal and the Czech...