Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në brojë të Skenderajt ku ka vizituar babanë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe familjarët e tij.

Kryeministri Rama ka postuar në rrejtet sociale fotografinë e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit dhe me një përshkrim të shkurtë Burra, i ka thënë të gjitha.

Ndryshe, sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ishte për një vizitë tek familja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të takuar babanë e tij dhe familjarët tjerë.

Ahmeti u shpreh tejet i kënaqur për këtë vizitë,derisa tha se qëndrimi i tij në Burojë, dëshmon lidhjet familjare të  cilat janë të gjata për më shumë se tri dekada.

Pas takimit Ali Ahmeti deklaroi se djali i tyre po mbron dinjitetin e UÇK-së.

Ai tha se Thaçi dhe të tjerët të cilët po gjykohen në Hagë, do shpallën fitimtar dhe epilogu përfundimtar do të jetë liria e tyre.

“Djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës. Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Ahmeti.

https://www.facebook.com/photo?fbid=810003293828667&set=a.400250428137291

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...