Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

-

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë klubi me vlerën më të lartë në botë. Ky është përfundimi i revistës “Forbes” që ka publikuar renditjen e fundit të saj.

Sipas llogarive, madrilenët lenë pas të gjithë emrat e tjerë të mëdhenj të futbollit europian, pasi vlerësohen 6.07 miliardë dollarë.

Treshja e parë e “Forbes” plotësohet me Manchester United dhe Barcelonën.

“Djajtë e Kuq” vlerësohen 6 miliardë dollarë, e njëjta shifër kjo e përfolur shumë javët e fundit si oferta e sheikëve të Katarit për të blerë klubin e famshëm anglez.

Ndërkohë, pavarësisht problemeve të mëdha financiare, vlera e Barcelonës është 5.51 miliardë dollarë.

Klubet angleze dominojnë këtë renditje, pasi pesëshja e parë plotësohet me Liverpulin 5.29 miliardë dhe Manchester Cityn që ka vlerën 4.99 miliardë dollarë.

Nuk mund të mungonin në dhjetë klubet me vlerën më të lartë në futbollin botëror emra si Bayern Munich  apo Paris Saint Germain, përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Po ashtu sipas “Forbes”, futbolli vazhdon të jetë një biznes shumë fitimprurës, pasi ta ardhurat e klubeve të mëdha të futbollit janë rritur me 14% nga një vit më parë.

Lajmet e fundit

Dinamo me mungesa të mëdha para duelit me Balkanin

Kampioni kroat, Dinamo Zagreb, vjen në Prishtinë me shumë probleme para sfidës me kampionin e Kosovës, skuadrën e Balkanit....

PS pr/rezolutë për denimin e sulmit në veri të Kosovës: Mbështesim qëndrimin e qeverisë së Kosovës, Serbia të dorëzojë kriminelët

Faxnews ka siguruar projekt-rezolutën e PS ku dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Në projekt-rezolutë, PS mbështet cdo...

‘Emoji-t’ po vijnë në Gmail – Telegrafi

Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, derisa flitej për një gjë të tillë...

4 tetor 1824, Meksika shpalli pavarësinë

Pas një lufte 11-vjeçare shkëputjeje nga Spanja, populli meksikan më në fund mori shtetin e tij për herë të...
- Advertisement -

Do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi në Maqedoni, miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore

Në Kuvendin e RMV-së janë miratuar ndryshimet në ligjet për vendbanim dhe qëndrim dhe për letërnjoftime, me të cilat...

Fronti opozitar, bart me vete marrëdhëniet kaotike nga e kaluara!

-Mëritë e kaluara dhe interesat e ngushta partiake, janë barriera që vështirë kalohen dhe e ngulfasin bashkëpunimin e tyre,...