
Mediat në Spanjë raportojnë se Juventusi e ka informuar Real Madridin dhe Barcelonën se po largohet nga projekti i SuperLigës Evropiane, një tjetër hap drejt shkëputjes nga mbretërimi i Andrea Agnellit.
Sipas Relevo, komunikata iu është dërguar dy gjigantëve të La Ligas, të cilët mbesin si dy klubet e vetme të përkushtuara ndaj planeve për krijimin e një turneu që do ta rivalizonte Ligën e Kampionëve.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte një hap tjetër në procesin që Juventusi i është nënshtruar gjatë gjashtë muajve të fundit, prej se hetimi i Prisma zbuloi se klubi i kishte fryrë artificialisht tarifat e transferimit për të rritur fitimet kapitale.
Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve dhanë dorëheqjen, ndërsa kushëriri i tij, John Elkann, mori një rol më komandues për të ardhmen e klubit.