Zgjerimi të mbetet prioritet edhe gjatë presidencës spanjolle me Këshillin e BE-së

Sekretarja shtetërore dhe zëvendës kryenegociatore me BE-në Drita Abdiu-Halili sot mori pjesë në sesionin hyrës të konferencës “Zgjerimi i Bashkimit Evropian në kontekstin e ri gjeopolitik” që po zhvillohet në Madrid me 7-8 qershor në Universitetin e Alcalá de Henares. Nikoqir i këtij eventi ishte Ministria e punëve të jashtme të Spanjës dhe kjo konferencë mblodhi së bashku ekspertë, politikëbërës dhe akademikë nga Maqedonia e Veriut, Spanja dhe vende të tjera anëtare të BE-së për të diskutuar gjendjen aktuale të BE-së. zgjerimi dhe perspektivat e tij në të ardhmen.

Zëvendës kryenegociatorja e RMV Abdiu-Halili në seancën hyrëse “Zgjerimi dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian” realizoi një bashkëbisedim me Pascual Ignacio Navarro Ríos, Sekretar shtetëror për BE në Mbretërinë Spanjolle.

Në fjalën e saj ajo theksoi rëndësinë e momentit të ri gjeopolitik të krijuar nga lufta dhe agresioni rus ne Ukrainë, moment ky që riktheu zgjerimin në vëmendjen e politikave të Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut duhet patjeter ta shfytëzojë këtë rast dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarëaimit të plotë.

Përndryshe Mbretëria e Spanjës duke filluar nga 1 korriku i këtij viti do të marrë presidencën me Këshillin e Bashkimit Evropian, dhe zgjerimi i BE me vendet e Ballkabit Perëndimor duhet të mbetet prioritet i kësaj presidence në 6 muajt e ardhshëm, që janë kyçe për Maqedoninë e Veriut, kur edhe pritet përfundimi i procesit të skriningut, miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe hapja e klasterave dhe kapitujve në janar të vitit 2024.