Për situatën e tensionuar të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe kryetari i BDI Ali Ahmeti i cili ka dënuar aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës dhe ka bërë thirrje që të ndërmerren veprime për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane.

Thellësisht i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre.

Pala serbe duhet ti ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjelltë.

Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar.

Tani është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti rajonal dhe perspektiva jonë europiane.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=801375974689860&set=a.465898708237590