Skuadra e Baјern Munihut është duke e kërkuar një mbrojtës të krahut gjatë afatit të transferimeve. Siç raporton gazetari gjerman, Kristian Falk, trajneri Tomas Tushel është duke u interesuar për kapitenin e Çellsit, Cesar Azpilikueta.

33-vjeçari ka kontratë me “Blutë” e Londrës deri në vitin 2024, por situata në ekipin londinez mund ta bëjë atë të largohet gjatë këtij afati. Azpilikueta është kapiten i Çellsit, por një marrëveshje me Bajern Munihun do ishte e mirëseardhur, sidomos kur dihet se do të punoj me ish-trajnerin e tij, Tomas Tushell.

Mbrojtësi spanjoll ka vlerën në sajtin “Transfermarkt” 5 milionë euro dhe do të ishte çmim ideal për kampionët e Bundesligas./Lajmi/