Disa avokatë kanë hasur në telashe pasi kanë përdorur ChatGPT për të shkruar padi. Boti përdori citate nga raste që nuk ekzistojnë, që sigurisht është një problem i madh.

Gjykata Federale Amerikane reagoi menjëherë dhe avokatët u gjobitën me nga pesë mijë dollarë secili. Kjo nuk tingëllon shumë serioze duke qenë se avokatët përmendën pjesë të gjashtë rasteve që as nuk ekzistojnë.

Ky është një tjetër në një seri gabimesh ChatGPT, pasi chatbot filloi të përhapte dezinformata disa kohë më parë.

 

 

 

Gjyqtari që merret me këtë çështje nuk e ka pasur problem përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në shkrimin e padive, por me faktin se avokatët nuk kanë marrë mundimin të kontrollojnë besueshmërinë e informacionit që kanë përdorur, shkruan “New York Times”.

 

 

Prandaj, përmirësimet teknologjike janë të mirëseardhura, por vetëm me kushtin që njerëzit të bëjnë atë për të cilën paguhen.