Duket se e ardhmja e kapitenit anglez të Man. Junajtedit është ende në pikëpyetje. Hari Meguajer nuk është më titullar te “Djajtë e Kuq” dhe zërat kumbojnë për një largim të tijin nga “Old Trafford”.
Sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e klubit anglez i kanë vendosur një çmim prej rreth 60 milionë eurove. Kjo është një shifër që asnjë klub tjetër nuk do ta paguante për të marrë shërbimet e Meguajer.
Junajtedi shpenzoi më shumë se 87 milionë euro për Meguajerin dhe tashmë klubi nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se gjysma e shpenzimit.
The post “Djajtë e Kuq” caktojnë çmimin, por askush nuk e do appeared first on Alsat.