
Presidenti i Napolit, De Laurentiis pret 200 milionë euro nga Parisi për të “hequr qafe” sulmuesin e tij, ndrsa në anën tjetër vjen një lajm i papritur nga Spanja. Lajmin e përcjell portali spanjoll “El Nacional”.
“Napoli është gati të paguajë klauzolën e Ousmane Dembele-s, për ta marrë atë nga Barcelona”.
Lojtari francez, në fakt, nëse propozimi nga Napoli arrin vërtet, do të ishte i prirur ta refuzonte, sepse dëshiron të qëndrojë në Spanjë.
E ardhmja e tij duket të jetë te Barcelona, konfirmimi erdhi edhe nga presidenti blaugrana, Joan Laporta, i cili deklaroi për “Mundo Deportivo”.
“Ne të gjithë e respektojmë Dembélé, me agjentët e tij po punojmë për rinovimin e kontratës,” tha mes tjerash Laporta.