
Kremlini pretendon se Presidenti rus Vladimir Putin u takua me liderin e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin disa ditë pas kryengritjes në Rusi. Jo të gjithë marrin për të vërtetë!.
Gjenerali amerikan në pension Robert Abrams nuk beson se bosi i Wagner-it do të shihet në publik, ai personalisht beson se është vrarë.
– Do të habitem nëse shohim ndonjë provë të takimit të supozuar mes Putinit dhe Prigozhin. Unë mendoj se gjithëçka është e sajuar, thotë gjenerali amerikan në pension Robert Abrams për ABC News.
– Ky është vlerësimi im personal, dhe bindja ime se, ai ose mbahet i fshehur ose është dërguar dikund në burg!
Dyshoj se do të shohim diçka prej tij përsëri, vazhdon Abrams.
Ai thotë se personalisht nuk mendon se shefi i Wagner është më gjallë. Dhe po të jetë gjallë, e burgosin.
As “Gjenerali Armagedon” rus Sergej Surovikin nuk është parë që nga kryengritja. Sipas CNN, ai ishte një anëtar i fshehtë VIP i grupit Wagner.