Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani sonte luan ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets në fazën parakualifikuese të Ligws sw Kampionwve.

Trajneri i klubit bullgar, Ivajlo Petev ka thënë se skuadra e tij duhet të paraqitet më ndryshe sesa në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”.

“Ne besojmë në vazhdimin dhe duhet të përpiqemi jashtëzakonisht shumë. Ne luajtëm një lojë mediokër dhe pësuam gola. Sot ndeshja duhet të jetë ndryshe dhe fitoren duhet ta kërkojmë që në minutën e parë. Unë besoj te lojtarët, ndaj do bëjmë gjithçka për të vazhduar tutje”, u shpreh trajneri i klubit bullgar.

Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet sonte nw orwn 20:00 dhe skuadra kosovare është në avantazh prej dy golave pas fitores 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.