David Beckham ka folur për transferimin e Lionel Messit te skuadra e tij e Inter Miamit.

Inter Miami fitoi garën për nënshkrimin e Messit, duke mposhtur skuadrat si Barcelonën e Al Hilal, raporton KosovaPress.

Messi refuzoi rikthimin te Barcelona dhe multi-milionat nga Al Hilal, vetëm për t’iu bashkuar Ligës Amerikane (MLS) te Inter Miami.

Tani, Beckham ka zbuluar se si e kishte pritur përgjigjen PO të Messit për t’iu bashkuar skuadrës së tij.

“Kur e morra thirrjen, e kisha një ndjenjë që e kam pasur kur kam dalë në stadiumin ‘Wembley’. I thashë vetës, ‘Ne mposhtëm të gjithë garuesit për të nënshkruar me lojtarin më të mirë të gjitha kohërave që e ka luajtur ndonjë herë lojën tonë’”, tha Beckham.

Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te Inter Miami, ku në dy paraqitje për klubin amerikan ka regjistruar tre gola dhe një asistim mbi emrin e tij.