Franck Kesi është i destinuar të largohet nga Barcelona dhe tani është sërish me valixhet gati pas vetëm 1 sezoni në Spanjë. Klubi spanjoll e ka nxjerrë në merkato dhe shpreson për një ofertë të duhur për ta lënë të lirë të largohet.

Juventusi ka shfaqur për një kohë të gjatë shumë interes për ish-mesfushorin e Milanit, por tashmë edhe Totenham është vënë pas tij. Allegri e di që Kesi së bashku me Rabiot në qendër të mesfushës do të jepnin shumë fizik dhe kualitet skuadrës, ndaj kërkesa e teknikut italian ka qenë pikërisht Kesi.

Megjithatë, mediat italiane dhe spanjolle janë në të njëjtin mendim. Lojtari i Barcelonës preferon të transferohet në Angli për një eksperiencë të re, duke mos dashur rikthimin në Itali. Kjo dëshirë e Kesit bën që Juventusi të vihet përsëri në lëvizje dhe të kërkojëa për një mesfushor tjetër të kalibrit të lartë.