Grumbuj tonelatash mbeturina në rrugët dhe trotuaret e Tetovës, mini deponitë e egra rreth kontejnerëve. Kjo është fotografia e zakonshme në Tetovë, në muajt kur kanë ardhur tashmë mërgimtarët.
Nga NPK Tetovë thonë se ekipet e tyre janë vazhdimisht në terren, por nuk mund ta arrijnë sepse në përditshmëri në periudhën e verës krijohen dy herë më shumë mbeturina komunale.
Edhe në Tetovë sipërfaqet e gjelbra të lira nuk mirëmbahen mjaftueshëm. Lokacioni që ishte pjesë e ish-qendrës sportive është kthyer në xhungël. E tëra është e mbushur me bar dhe gjemba. Kjo zonë dikur ka qenë çerdhe për sportistët, tani është strofkë dhe burim infeksioni, përgjigjet sportisti Aleksandar Baçevski.
Një muaj më parë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, bëri të ditur se NPK Tetovë do të rrisë kapacitetet e saj në pritje të ardhjes së punëtorëve sezonal kur grumbullohen sasi më të mëdha të mbeturinave në baza ditore. Por situata në terren po përkeqësohet dita-ditës.