Ka nisur seanca dëgjimore për ish-presidentin Donald Trump.

Trump është betuar para gjykatës dhe është informuar për të drejtat e tij si i akuzuar.

Ai akuzohet për përpjekje për të penguar dhe përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020.

Ish-presidenti shoqërohet nga avokatët e tij John Lauro dhe Todd Blanche.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë u deklarua i pafajshëm para trupës gjykuese, e cila përbëhet nga dy gjyqtarët Moxila Upadhayaya dhe Tanya Chutkan.