Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi vazhdon me formën fantastike në Mastersin e xhudos, i cili aktualisht zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Kampionia olimpike, triumfoi në çerekfinale ndaj gjermanes Masha Ballhaus në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa në gjysmfinale, me “IPPON” mundi hungarezen, Reka Pup.
Xhudistja kosovare u kualifikua në finale dhe është pranë sigurimit të medaljes së parë të ekipit të Kosovës në këtë garë. Sot garoi edhe Nora Gjakova, por ajo u eliminua në raundin e dytë, ndërkohë nesër do të garojnë Akil Gjakova e Laura Fazli.