Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është transferuar te Leçe në Serie A. 27-vjeçari mbylli aventurën në Skoci me Aberdinin dhe ka firmosur kontratën e re me klubin italian. Për tri sezone, me të drejtë rinovimi dhe për një tjetër vit. Lojtari dardan kaloi testet mjekësore dhe do të bashkohet menjëherë me ekipin e ri. Për t’u përshtatur sa më parë me skuadrën e Serie A, aty ku gjen Kastriot Dwrmakun. Me të cilin kanë luajtur së bashku në kombëtaren e Shqipërisë.

Klubi italian ka paguar 1.2 milionë euro për kartonin e Ramadanit, ndërsa 10% e kartonit do të mbetet në pronësinë e skocezëve. Të cilët mund të arkëtojnë sërish në të ardhmen në rast të një tjetër transferimi të lojtarit. Ramadani arrin të realizojë hapin më të rëndësishëm në karrierë, teksa në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizanit në Superiore, Vejles në Danimarkë, MTK në Hungari dhe Aberdini në Skoci.

Mesfushori i lindur në Gjermani, luan nga viti 2017 me “kuqezinjtë” e Shqipërisë, ku numëron 27 ndeshje zyrtare dhe një gol. Ramadani do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon nga akordi me Leçen.