Skuadra e Çellsit ka bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës. “Blutë” e Londrës, kanë transferuar futbollistin e kombëtares së Francës, Aksel Disasi.
Mbrojtësi 25-vjeçar ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me ekipin nga Londra. Ai bëri 130 paraqitje në Ligue 1, ka luajtur katër herë me Francën dhe ishte pjesë e ekipit të parë në Botërorin “Katari 2022”.
Çellsi për mbrojtësin francez ka paguar plotë 40 milionë euro, kurse Disasi do t’i bashkohet skuadrës menjëherë gjatë ditës së sotme.