Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, përmes një postimi në rrjetet sociale edhe njëherë ka bërë thirrje tek të gjithë që të bashkohen në Shkup për të festuar përvjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit me organizimin e edicionit të dytë të Peace Festival ‘23, bashkë me emrat më eminent të skenës shqiptare.

Noizy, Ylli Ilmani, Mc Kresha & Lyrical Son, Ledri, Tuna dhe Bardhi për një Peace Festival ‘23 të paharrueshëm këtë vit në Çarshinë e vjetër të Shkupit për ta shënuar përvjetorin e marrëveshjes paqësore të Ohrit.

Ju ftoj të gjithëve nga Ohri, Manastiri, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Tetova, Likova, Kumanova dhe të gjitha qyteteve tjera, të vini në festën e madhe në Shkup ditën e diel, me 13 gusht, në sheshin Skenderbe.

📍sheshi Skenderbe Shkup
🗓️ 13 gusht 2023
⏰ 21:00

https://www.facebook.com/photo/?fbid=838606027628917&set=a.262689908553868