Raketat ruse sulmuan territorin ukrainas, duke goditur kryesisht ndërtesat e industrisë së avionëve Motor Sich, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Një sulm i ri me raketa ruse u krye kundër vendit tone. Ata goditën Motor Sich dhe rajonin Khmelnytsky,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Fabrika e Motor Sich në Zaporizhia ishte goditur nga rusët disa muaj pas pushtimit të Ukrainës. Kompania prodhon kryesisht motorë për avionë, helikopterë dhe drone.