Pasiqë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri informoi se studentët e UT-së nga fillimi i vitit të ri akademik do të kenë konviktin e ri, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka përgëzuar atë dhe ministrat paraprak për punën e bërë deri më sot.

Ky ekip qeveritar është i përkushtuar që ti përmirëson të gjitha padrejtësitë, ti eliminon të gjitha pengesat, të realizojë të gjitha premtimet, dëshpërimin ta kthen në besim e shpresë, ka shkruar mes tjerash Grubi.

Postimi i plotë:

Edhe një punë e madhe përfundoi, edhe një tjetër premtim u realizua.

Nga ky vit akademik, studentët e Universitetit të Tetovës do të qëndrojnë në konviktin e tyre të ri.

Përgëzoj Jetonin dhe ministrat tanë paraprak të arsimit që bashkë me të gjithë ne në qeveri me këmbëngulje insistuam në përfundimin dhe pajisjen e Konviktit bashkë edhe me objektet tjera në kampusin universitar.

Ky ekip qeveritar është i përkushtuar që ti përmirëson të gjitha padrejtësitë, ti eliminon të gjitha pengesat, të realizojë të gjitha premtimet, dëshpërimin ta kthen në besim e shpresë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=839078604248326&set=a.262689908553868