Skuadrat e Partizanit, Ballkanit dhe Struga Trim Lumit, mësuan kundërshtarët e mundshëm në “play off”-in e Ligës së Konferencës.

Tre skuadrat kampione  të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, në rast se kalojnë turin e tretë, do të përballen me humbësit e 3 sfidave eliminatore të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Struga Trim Lum, në rast se kalon skuadrën e Luksemburgut, Hesperanxh, në “play off” të Ligës së Konferencës, do të përballet me ekipin humbës të duelit Zrinjski-Breidablik.

Kampioni i Shqipërisë, Partizani në rast se kalon skuadrën nga Letonia, Valmiera, në “play off” do të takohet me skuadrën humbëse nga dueli në mes Astanës dhe Ludogoretsit.

Dhe Ballkani i Kosovës, në rast se kalon skuadrën e Gjibraltarit, Linkoln Red Imps, atëherë në “play off”, do të sfidojë humbësin e sfidës në mes Sherif Tiraspollit dhe Bate Borisovit.