Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka informuar se janë larguar përkohësisht pengesat në tunelin e rrugës Shkup-Bllacë për të përballuar fluksin e madh në trafik.

Nga shtatori, punimet do të vazhdojnë sepse tuneli duhet rikonstruktuar për arsye se paraprakisht, të gjitha kanalet ujore ishin betonizuar dhe ky tunel dhe kjo rrugë me dekada të tëra nuk është ribërë në tërësi, ka shkruar kështu Grubi.

Postimi i plotë:

Ashtu siç ju informuam para ca ditësh, me kërkesën tonë dhe në bashkëpunim me ndërmarrjen e rrugëve dhe policinë si dhe realizuesin dhe mbikqyrësin e punimeve në rrugën Shkup – Bllacë, pengesat në tunel u hoqën përkohësisht, deri në fund të muajit gusht, për të përballur fluksin e madh të trafikut në këtë rrugë e cila po rikonstruohet tërësisht.

Por, nga shtatori, punimet do të vazhdojnë sepse tuneli duhet rikonstruktuar për arsye se paraprakisht, të gjitha kanalet ujore ishin betonizuar dhe ky tunel dhe kjo rrugë me dekada të tëra nuk është ribërë në tërësi.

Për fat të keq, vonesat më të mëdha shkaktohen për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm dhe këtë e kam vënë re disa herë edhe vet.

https://www.facebook.com/photo?fbid=838977167591803&set=a.262689908553868