Ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, i është ndaluar të mbajë post publik për pesë vjet nga autoritetet elektorale të vendit, raporton BBC.
Vendimi është bërë i ditur nga Komisioni Zgjedhor i Pakistanit tri ditë pasi që Khani është dënuar me tri vjet burgim për korrupsion.
Vendimi i të martës po ashtu nënkupton se Khani do ta humbë mandatin e deputetit.
Khan vazhdon të insistojë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, por Qeveria e Pakistanit e mohon këtë.
Khan 70-vjeçar ishte zgjedhur si lider i Pakistanit në vitin 2018, por vitin e kaluar u rrëzua në një mocion votëbesimi.
Ai është shpallur fajtor për korrupsion, nën akuzat se nuk ka deklaruara si duhet dhuratat dhe të hyrat që i ka marrë nga shitja e tyre.
Dhuratat – që raportohen të kenë pasur vlerën e afro 635 mijë dollarë – përfshijnë ora Rolex, unaza e zinxhirë tjerë.