“Ne jemi në linjë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kështu që po, ne po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë”, theksoi Stevanoviq.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviç, më herët ka thënë se nuk duhet të ketë panik për situatën e re me ethet hemorragjike kongo-krime.

“Nuk presim të ketë më shumë raste, por kjo nuk është hera e parë që shfaqet kjo lloj sëmundje në vend, po flasim konkretisht për ethet hemorragjike kongo-krime. Që ka ekzistuar në të kaluarën – ka ekzistuar, që shfaqet në rajon – duket se do të ketë dukuri të tilla të rastësishme – do të ketë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se jemi në prag të një epidemie të re që do të kërcënojë seriozisht jetën dhe shëndetin”, theksoi Mehmedoviç.

Nga sa panë, siç shtoi ai, rasti i parë ishte infektim i drejtpërdrejtë, ndërsa i dyti, infermiere nga Klinika Infektive, me siguri është transmetuar përmes gjakut të infektuar.

Në rastin e parë me infeksion direkt, një paciente femër 27-vjeçare ka ndërruar jetë, pas infektimit nga pickimi i rriqrës.