[ad_1]

Aktorja e njohur nga Shqipëria, Delinda Disha, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Ajo zbulon se djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Kostandin, ka lindur ditën e sotme (10 gusht).

“10.08.2023. Mirë se erdhe Kostandin”, ka shkruar ajo.

Urimet qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.

Artistja e njohur në vitin e kaluar njoftoi se ishte shtatzënë sërish, por që kishte humbur binjakët.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, kishte thënë ajo.

Foto: Arkiv

Delinda dhe partneri i saj, Eldo, theksojmë se kanë bashkë edhe një djalë, gjashtëvjeçar. /Telegrafi/