Kampion i Maqedonisë, Struga Trim Lum vijon ëndrrën europiane, teksa mundi skuadrën e Svift Esperanxhn ga Luksemburgu, me 3-1, në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave.

Besart Ibraimi shënoi dy gola në pjesën e parë, para se Shtolz, të shënojë golin e vetëm për mysafirët. Ndërkohë në minutën e 77-të, Ibraimi shënoi edhe golin e tretë për Strugën dhe të dytin nga penaltia, për të siguruar një epërsi të madhe për skuadrën strugane, para ndeshjes kthyese në Luksemburg.