
Disa orë para ndeshjes kualifikuese në Ligën e Konferencës, Ballkani zyrtarizon transferimin e sulmuesit algjerian Walid Hamidi që vjen nga FC Shkupi. 26-vjeçari kishte luajtur dy ndeshje kundër Ballkanit vitin e kaluar në playoff të Ligës së Konferencës. Ndwrsa me FC Shkupin vjet shënoi 5 gola në 27 ndeshje në kampionat.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me FC Shkupin, për transferimin e sulmuesit algjerian, Valid Hamidi.
Futbollistit i dëshirojmë suksese në fanellën e kampionit të Kosovës, drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta”, shkroi Ballkani në njoftimin e tyre.
Ky përforcim vije pas largimit të Albion Rrahmani drejt Rumanisë, te Rapid Bukureshti. Kujtojmë që sonte me fillim nga ora 20:45 Ballkani pret në ‘Fadil Vokrri’ Lincoln Red Imps, për rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.