Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Tetovës
“10/100”
I nderuar Kryetar i Komunës së Tetovës z. Kasami,
Në prag të vizitës së sotshme të kryeministrit të Republikës së Kosovës në Tetovë dhe takimit të përbashkët që do ta zhvilloni, propozoj që përpos agjendës tuaj të diskutimit ti tregoni Kryministrit për punët tuaja të PA realizuara dhe premtimet tuaja të bëra gjatë fushatës zgjedhore para 2 viteve, edhe atë:
1. Tregoni Kryeministrit për premtimin tuaj për Parking falas deri sa të ndërtohen garazhet në kate – ku për të njejtat jo se nuk e realizuat premtimin, por çmimin e parkingjeve ekzistuese në Tetovë e shtrejtuat për 33%. Përse vepruat në dëm të qytetarëve në këtë mënyrë?
2. Tregoni për sheshin e qytetit të Tetovës përse nuk e realizuat projektin e premtuar?
3. Tregoni për Mirëmbajtjen e hapsirave të gjelbërta përse nuk mirmbahen siç duhet, ku edhe pse Tetova ka hapësira të gjelbërta vetëm 0.2m2 për banor por edhe ato nuk mirmbahen siç duhet. Duke mos e potencuar premtimin tuaj për Planin afatmesëm për zgjërimin e hapsirave të gjelbërta dhe për Planin aksional për aktivitete edukuese dhe senzibilizuese për çështjet ekologjike të cilat i keni dhënë si premtim parazgjedhor por siç duket kanë qenë vetëm premtime boshe.
4. Tregoni për kontenjerët e stërmbushur të mbeturinave dhe mos realizimin e premtimit tuaj ku keni premtuar edhe Partnerit publiko-privat për ndërtimin e një fabrike për recilklimin e mbeturinave, poashtu potenconi se puntorët e NPK nuk kanë marrë paga 3 muaj kurse ju e furnizoni kabinetin tuaj me Kiki & Riki.
5. Poashtu tregoni për Kaosin në trafik përse nuk funkcionin siç duhet? Tregoni edhe për premtimin për Rregullimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal që nënkupton vendosje të sinjalistikës moderne, ku për të njejtën ende Nuk e keni filluar.
6. Tregoni për premtimin tuaj për shtimin e tereneve sportive? Përse nuk e fiiluat këtë?
7. Rjet të ri të ujësjellësit dhe kanalizimeve? Përse nuk e filluat?
8. Tregoni për Planin Detal urbanistik për Kodrën e diellit dhe rikonstruimin e rrugëve në atë pjesë? Përse nuk i realizuat?
9. Tregoni për premtimin tuaj për subvencionim të qytetarëve per blerje të kondicionerëve inverter dhe të biçikletave? Përse nuk e realizuat?
10. Dhe për fund pasi që është paralajmëruar se do ta vizitoni rrugën Sellcë – Vejcë tregoni kryeministirt përse nuk u realizuan në fillim murret mbajtëse në këtë rrugë e pasataj ndërtimin e rrugës, por punët i filluat mbrapsht?
Kurse sa i përket lidhjes së qytetit të Tetovës me Prizrenin për këtë projekt veç më siç është nënshkruajtur marëveshja ndërmjet dy qeverive atë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, prandaj kyçja në këtë projekt është mbi ingerencat e Juaja si kryetar Komune i Tetovës.
Këto janë vetëm disa nga premtimet tuaja gjatë kampanjës zgjedhore, të zgjedhura si të domosdoshme që të realizohen sa më parë me qëllim përmisim të jetesës të qyetatarëve të Komunës së Tetovës.
Shpresoj së këto do të jenë pjesë e diskutimit tuaj të përbashkët dhe pas takimit tuaj do të mbani konferencë për media ku do ti informoni qytetarët për zhvillimin e bisedës për këto çështje me Kryeministrin.
Me respekt, Visar Palloshi – Anëtar në këshillin e Komunës së Tetovës
P.S. Për fund foto e gjendjes reale nga thatësira e hapësirave të gjelbërta në Tetovë.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10228606977666715&set=a.3550097958455