Skuadra e Arsenalit është gati për nisjen e sezonit të ri. Dhe gati për të luftuar për titullin kampion, trofe që klubit d1he tifozëve londinezë u mungon prej vitit 2004. Skuadra e Mikel Artetës pret në “Emirates” Nottingham Forest.

Ndeshja ishte programuar të fillonte në orën 13:30, por është shtyrë me gjysmë ore për shkak se shumë tifozë kanë mbetur jashtë. Radhë e madhe është krijuar në hyrjet e stadiumin të Arsenalit.

Dhe organizatorët kanë vendosur të fillojnë sfidën në orën 14:00.