[ad_1]

Milot Rashica është padyshim një prej futbollistëve më të suksesshëm shqiptar.

Karriera profesionale në futboll e sulmuesit të Kosovës i mundëson atij që të ketë një jetë luksoze.

27-vjeçari ka lindur në Vushtrri ku edhe rikthehet herë pas here për pushime bashkë me familjen e tij.

Rashica në vendlindje posedon edhe disa vetura luksoze, që mund të shihen edhe në disa fotografi të siguruara nga Telegrafi.

Dy veturat personale me ngjyrë ari kanë targat nën mbiemrin e tij, ndërsa njëra prej tyre ka të stampuar shqiponjën sipër dhe shihen të parkuara afër njëra-tjetrës.

Por, ai është mjaft i rezervuar sa i përket jetës private në rrjetet sociale, përveç fotove familjare ai rrallë herë sjell imazhe të ambientit ku jeton apo gjërat materiale që e ka luksin t’i posedoj.

Ndërsa, kujtojmë që Miloti është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Rashica ndërkohë thuhet se aktualisht është në bisedime për të kompletuar transferimin në skuadrën turke Besiktas. /Telegrafi/